Delta Chat është një aplikacion i ri bisedash që i dërgon mesazhet përmes email-i, të fshehtëzuar, nëse është e mundur, me Autocrypt. Nuk ju duhet të regjistroheni gjëkundi, thjesht përdorni me Delta Chat-in llogarinë tuaj ekzistuese email.
Me Delta Chat-in, mund t’i shkruani cilësdo adresë email ekzistuese - madje edhe kur marrësi nuk përdor aplikacionin Delta Chat. Për marrësin s’është e nevojshme të instalojë të njëjtin aplikacion me ju, si me programe të tjera.
Si parazgjedhje, Delta Chat i shfaq krejt email-et.
Këtë mund ta ndryshoni te “Rregullime -> Fjalosje & Media -> Shfaq Email-e Klasikë. Keni këto mundësi:
“Krejt”: Delta Chat-i i shfaq krejt email-et që janë dërguar te adresa juaj. Kjo ka kuptim nëse e përdorni Delta Chat-in për krejt email-et tuaj, që kështu të mos humbin mesazhe. Kjo është parazgjedhja për këtë rregullim.
Po. Veç tekstit të thjeshtë, krejt bashkëngjitjet email shfaqen si mesazhe më vete. Mesazhet ikëse do të pranojnë vetvetiu bashkëngjitje sipas nevojës.
Si parazgjedhje, për funksionim më të mirë, figurat optimizohen dhe dërgohen në madhësi më të vogël, por mund ta dërgoni si një “kartelë”, që të ruhet origjinali.
Mundeni të punoni kollaj me llogari shtesë në klientët Delta Chat për celular dhe desktop, duke klikuar:
Mundet edhe të doni të mësoni si të shtoni llogari në pajisje të shumta.
Mund të shtoni një foto profili te rregullimet tuaja. Nëse u shkruani kontakteve tuaja ose i shtoni përmes kodi QR, e shohin automatikisht si foton e profilit tuaj.
Kontaktet që nuk përdorin Delta Chat s’e shohin foton e profilit (por, sigurisht, mund të instalojnë Delta Chat-in :)
Për arsye privatësie, askush s’e sheh foton tuaj të profilit, deri sa t’u shkruani një mesazh.
Fotoja juaj e profilit nuk dërgohet me çdo mesazh, por rregullisht, që kontaktet tuaj ta rimarrin foton tuaj të profilit, edhe nëse shtojnë një pajisje të re.
Si edhe me programe të tjerë email-i, bie fjala, Thunderbird-i, K9-Mail-i, ose Outlook-u, programit i duhet fjalëkalimi, që kështu të mund të dërgoni email-e. Sigurisht, fjalëkalimi depozitohet vetëm në pajisjen tuaj. Fjalëkalimi i transmetohet vetëm furnizuesit të email-it tuaj (kur bëni hyrjen), i cili mund të hyjë te email-et tuaj, sido qoftë.
Nëse përdorni një furnizues email-i që mbulon OAuth2, bie fjala gmail.com ose yandex.ru, s’ka nevojë të depozitoni fjalëkalimin tuaj në pajisje. Në këtë rast do të përdoret vetëm një token hyrjesh.
Ngaqë Delta Chat-i është Me Burim të Hapur, mund të kontrolloni Kodin Burim, nëse doni të verifikoni se a trajtohen me siguri kredencialet tuaja. Na gëzojnë përshtypjet që e bëjn aplikacionin më të sigurt për krejt përdoruesit tanë.
Në varësi të sistemit operativ në përdorim, mund t’ju kërkohet t’i akordoni leje aplikacionit. Ja se ç’bën Delta Chat-i me këto leje:
Përdorini këto mjete për të sistemuar fjalosjet tuaja dhe për ta mbajtur gjithçka në vendin e vet:
Fjalosjet e fiksuara qëndrojnë përherë në krye të listës së fjalosjeve. Mund t’i përdorni për të hyrë shpejt, ose përkohësisht te fjalosjet tuaja më të dashura, për të mos harruar gjëra.
Heshtoni fjalosje, nëse s’doni të merrni njoftime mbi to. Fjalosjet e heshtuara qëndrojnë në vend dhe mundeni edhe të fiksoni një fjalosje të heshtuar.
Arkivoni fjalosje, nëse s’doni t’i shihni më në listën tuaj të fjalosjeve. Fjalosjet e arkivuara mbesin të përdorshme mbi listën e fjalosjeve, ose përmes kërkimit.
Kur te një fjalosje e arkivuar vjen një mesazh i ri, do të hapet jashtë arkivit dhe kalojë te lista juaj e fjalosjeve, veç në mos qoftë e heshtuar. Fjalosjet e heshtuara mbeten të arkivuara, veç në i çarkivofshi dorazi.
Që të arkivoni ose fiksoni një fjalosje, prekeni gjatë (në Android), përdorni menunë e fjalosjes (në Android/Desktop), ose fërkojeni për majtas (në iOS); që të heshtoni një fjalosje, përdorni menunë e fjalosjes (në Android/Desktop), ose profilin e fjalosjes (në iOS).
Ngaqë për Delta Chat-in përdorni një llogari email, se si mund të fshini llogarinë tuaj, varet nga shërbimi juaj email. Nuk kemi fuqi mbi llogarinë tuaj email, ndaj, mjerisht, s’mund t’ju ndihmojmë për këtë.
Nëse doni ta mbani llogarinë, por të çinstaloni Delta Chat-in, rekomandohet të braktisni çfarëdo grupi fjalosjeje, para çinstalimit të Delta Chat-it.
Ose fshini veten si anëtar i listës, ose fshini krejt bisedën. Nëse më vonë doni të ribëheni pjesë e grupit, kërkojini një anëtari tjetër të grupit t’ju shtojë sërish.
Ndryshe, mundeni edhe ta “Heshtoni” një grup - duke bërë këtë, do të merrni krejt mesazhet dhe prapë mund të shkruani, por nuk njoftoheni më, për çfarëdo mesazhesh të rinj.
Si parazgjedhje, Delta Chat-i i depoziton lokalisht krejt mesazhet, në pajisjen tuaj. Nëse ju, p.sh., doni të kurseni hapësirë depozitimi në shërbimin tuaj email, mund të zgjidhni të fshihen automatikisht mesazhet e vjetër. Mbeten ende në pajisjen tuaj, deri sa t’i fshini edhe prej andej.
Për ta vënë në punë, kaloni te Fshi Mesazhe të Vjetër → Fshiji Mesazhet te Shërbyesi te rregullimet “Fjalosje dhe Media”. Mund të caktoni një interval kohor, mes “Menjëherë” dhe “Pas 1 viti”. Krejt email-et e marrë nga Delta Chat-i do të fshihen te shërbyesi pas këtij intervali kohor.
Kini parasysh se, nëse e përdorni Delta Chat-in në më shumë se një pajisje, duhet t’i lini mesazhet te shërbyesi, deri sa të mund t’i shkarkojë edhe pajisja tjetër. Në këtë rast, duhet që fshirjen e automatizuar ta caktoni si “pas një dite”, ose diçka të tillë, në varësi të shpeshtisë me të cilën ndizni pajisjen tjetër.
Po. DeltaChat sendërton standardin Autocrypt Level 1 dhe është pra në gjendje të fshehtëzojë mesazhe me e2e-n përmes aplikacionesh të tjera të afta të përdorin Autocrypt-in.
Delta Chat mbulon po ashtu një formë të fuqishme fshehtëzimi skaj-më-skaj që është edhe më e sigurt kundër sulmesh aktive, shihni më poshtë “grupe të verifikuar”.
Asgjë.
Aplikacionet Delta Chat (dhe të tjerë aplikacione email të aftë për Autocrypt) përdorin automatikisht të njëjtat kyçe të domosdoshëm për fshehtëzim skaj-më-skaj, teksa dërgohen mesazhet e para. Pas kësaj, krejt mesazhet pasues fshehtëzohen automatikisht skaj-më-skaj. Nëse një nga partnerët në bisedë, më pas, përdor një aplikacion email që nuk mbulon Autocrypt-in, mesazhet nuk fshehtëzohen, derisa të ketë sërish një aplikacion të aftë për Autocrypt-in.
Nëse doni që, si parazgjedhje, të shmangen email-e të fshehtëzuar skaj-më-skaj, përdorni rregullimin përkatës të Autocrypt-it, te “Rregullime” ose “Rregullime të mëtejshme”.
Nëse jeni brenda një largësie imediate të partnerit të fjalosjes:
Nëse s’jeni pranë partnerit të fjalosje, gjendjen mund ta kontrolloni dorazi te dialogu “Fshehtëzim” (që nga profili i përdoruesit, në Android/iOS, ose, në desktop, djathtasklikoni te zëri chat-list të një përdoruesi):
Për fshehtëzim skaj-më-skaj, Delta Chat shfaq dy shenja gishtash. Nëse po ata shfaqen te pajisja e partnerit tuaj në bisedë, lidhja është e sigurt.
Për fshehtëzim të transportit, gjendja thjesht tregohet atje
Një dry i vockël, i shfaqur në krah të mesazhit, tregon nëse mesazhi është i fshehtëzuar skaj-më-skaj prej dërguesit të dhënë.
Nëse s’ka dry, mesazhi zakonisht transportohet i pafshehtëzuar, p.sh., ngaqë ju ose dërguesi keni çaktivizuar fshehtëzimin skaj-më-skaj, ose dërguesi përdor një aplikacion që nuk mbulon fshehtëzimin skaj-më-skaj.
Rruga më e mirë për të garantuar se çdo mesazh është i fshehtëzuar dhe se tejtëdhënat fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur është krijimi i një grupi të verifikuar dhe aktivizimi i mesazheve që vetëasgjësohen.
Grupet e verifikuara janë përherë të fshehtëzuar dhe të mbrojtur kundër sulmesh MITM.
Tejtëdhënat s’mund të fshehtëzohen, ngaqë shërbyesit i duhet të dijë ku të dërgojë mesazhet tuaj. Por aktivizimi i “mesazheve që vetëasgjësohen” i fshin mesazhet te shërbyesi, pasi të jenë dërguar.
Nëse ju duhen mesazhet në pajisjen tuaj, por jo te shërbyesi, mundeni gjithashtu të bini në një mendje në grup për të aktivizuar “fshi automatikisht mesazhet në shërbyes”.
Nëse doni të mbroni një bisedë tek për tek si kjo, duhet të krijoni një grup të verifikuar me vetëm 2 vetë. Nëse personi tjetër humb pajisjen e vet, por jo llogarinë e tij, mundeni ende të komunikoni te biseda tek për tek. (Lexoni më tepër)
Autocrypt përdoret për të vënë në punë fshehtëzim e2e me Delta Chat tjetër dhe aplikacione të tjera poste që janë të aftë të mbulojnë Autocrypt-in. Autocrypt-i përdor një nëngrup të kufizuar të funksioneve OpenPGP.
Për të bërë të mundur mbrojtjen kundër sulmesh aktive rrjeti, Delta Chat-i sendërton protokollet countermitm, setup-contact dhe verified-group. Kjo shkon përtej mbrojtjes bazë oportuniste të Autocrypt Level 1, ndërkohë që ruhet lehtësia e përdorimit.
Fjalosjet 1:1 me një kontakt të verifikuar dhe grupet e verifikuara s’janë e njëjta gjë, edhe kur ka vetëm 2 vetë në një grup të verifikuar. Një dallim është se mund të shtoni më tepër vetë te grupi, por ka edhe implikime të tjera.
Grupet e verifikuar janë të siguruar, në mënyrë të pandryshueshme. Çfarëdo zbulimi (tekst i dukshëm ose mesazhe nënshkruar gabim, etj) do t’i vihet shenjë dhe mesazhe të tillë nuk do të shfaqen te kjo bisedë. Mund t’u besoni krejt mesazheve në këtë bisedë të verifikuar se nuk janë lexuar/tjetërsuar nga palë në mes.
Fjalosjet 1:1 janë oportuniste, që do të thotë se u lejojnë personave të komunikojnë, pavarësisht se ndryshojnë klientë email, pajisje, ujdisje, etj. Kjo është asyeja pse nuk ka shenjë verifikimi, edhe pse e keni verifikuar kontaktin.
Jo, OpenPGP nuk mbulon Fshehtësi të Përsosur Përcjelljeje. Fshehtësia e Përsosur e Përcjelljes funksionon me bazë sesionin, por email-i, nga vetë natyra e tij është asinkron dhe shpesh i përdorur në mënyrë të pavarur prej shumë pajisjesh. Kjo do të thotë se nëse është zbuluar kyçi juaj privat i Delta Chat-it, dhe dikush ka një regjistër të krejt mesazheve tuaja tranzit, do të jetë në gjendje t’i lexojë.
Mbani parasysh se nëse dikush ka shtënë në dorë ose ka hack-uar telefonin tuaj që është ende duke punuar, zakonisht do të jenë në gjendje të lexojnë krejt mesazhet, pavarësisht nëse ka apo jo Perfect Forward Secrecy. Aftësia për të hyrë në një pajisje të vetme të një anëtari të një grupi, zakonisht do të nxjerrë zbuluar shumë nga marrëdhëniet mes grupit. Përdorimi i adresave email të cilat s’mund të shpien lehtë te personat pas tyre i ndihmon anëtarët e grupit të jenë më të parrezikuar prej efekteve të shtënies në dorë të pajisjeve.
Po skicojmë mënyra për të mbrojtur më mirë komunikimet nga raste marrjeje të pajisjes.
Ngaqë Delta Chat-i është një shkëmbyes i decentralizuar mesazhesh, tejtëdhënat e përdoruesve të Delta Chat-it nuk depozitohen në një shërbyes qendror të vetëm. Megjithatë, depozitohen në shërbyes poste të dërguesit dhe të marrësit të një mesazhi.
Aktualisht çdo shërbyes poste di se kush dërgoi dhe kush mori një mesazh, nga inspektimi i kryeve të pafshehtëzuara Për/Cc dhe kështu përcakton cilat adresa email janë pjesë e një grupi. Delta Chat vetë mund të shmangë deri diku krye të pafshehtëzuara Për/Cc dhe t’i vendosë përherë vetëm në seksion të fshehtëzuar. Shihni Shmang dërgim kryesh Për/CC për grupe të verifikuar. Për biseda oportuniste shqetësimi kryesor është si ndikon mbi aplikacione të tjera poste që mund të marrin pjesë në bisedë.
Mjaft krye të tjera email-esh, në veçanti kryet “Subjekt”, janë të mbrojtura me fshehtëzim skaj-më-skaj, shihni edhe këtë të ardhshmin IETF RFC.
Po. Rruga më e mirë është të dërgohet një Mesazh Rregullimi Autocrypt-i që nga klienti tjetër email. Shihni për diçka si Start Autocrypt Setup Transfer te rregullimet e klientit tjetër dhe ndiqni udhëzimet e dhëna atje.
Ndryshe, mund ta importoni kyçin dorazi te “Rregullime -> Rregullime të mëtejshme -> Importoni kyçe të fshehtë”. Kujdes: Sigurohuni se kyçi s’është i mbrojtur me fjalëkalim, ose hiqeni më parë fjalëkalimin.
Nëse s’keni kyç ose as që e dinit se mund t’ju duhej një i tillë… mos u bëni merak: Delta Chat-i prodhon një të tillë, kur duhet, dhe s’keni gjë për të bërë.
Ka një mundësi të mirë që problemi të jetë se kyçi juaj është fshehtëzuar dhe/ose përdor një fjalëkalim. Kyçe të tillë nuk mbulohen nga Delta Chat-i. Mund të hiqni fshehtëzimin me frazëkalim dhe fjalëkalimin dhe të riprovoni. Nëse doni të mbani frazëkalimin tuaj, do t’ju duhet të krijoni një alias email-i për ta përdorur me Delta Chat-in, që kyçi i Delta Chat-it të jetë i lidhur me këtë alias email-i.
Për sa u takon formateve, Delta Chat-i mbulon formate të rëndomtë OpenPGP kyçesh private, megjithatë, ka pak gjasa që të mbulojmë 100% të krejt kyçeve private të çfarëdo burimi. Kjo gjithashtu s’është fokusi kryesor i Delta Chat-it (në fakt, shumica dërrmuese e përdoruesve të Delta Chat-it s’do të kenë ndonjë kyç përpara se të zënë të përdorin Delta-n). Sidofoqtë, përpiqemi të mbulojmë kyçe private prej burimesh të tjera sa më mirë që të mundet.
Heqja e fjalëkalimi nga kyçi privat do të jetë e ndryshme, varet nga software-i që ju përdorni për administrim kyçesh PGP. Me Enigmail-in, mund t’i jepni fjalëkalimit tuaj një vlerë të zbrazët, që nga dritarja Administrim Kyçesh. Me GnuPG-në mund ta bëni përmes rreshti urdhrash. Për programe të tjera, mund të gjeni një zgjidhje në internet.
Po. Delta Chat 1.36 vjen me një funksion të ri eksperimental për përdorimin e të njëjtës llogari në pajisje të ndryshme:
Te pajisja e parë, kaloni te Rregullime → Shtoni Pajisje të Dytë, shkyçni ekranin, në u dashtë dhe prisni një çast sa të shfaqet një kod QR
Te pajisja e dytë, instaloni Delta Chat-in
Në pajisjen e dytë, nisni Delta Chat-in, përzgjidhni Shtoje si Pajisje të Dytë dhe skanoni kodin QR që nga pajisja e vjetër
Shpërngulja duhet të fillojë pas pak sekondash dhe, gjatë shpërnguljes, të dyja pajisjet do të shfaqin ecurinë. Prisni deri sa të përfundojë në të dyja pajisjet.
Ndryshe nga mjaft shkëmbyes të tjerë mesazhesh, pas një shpërngulje të suksesshme, që të dyja pajisjet janë plotësisht të pavarura. Njëra pajisja s’ka nevojë për tjetrën që të funksionojë.
Kontrolloni sërish që të dyja pajisjet të gjenden në të njëjtin rrjet Wi-Fi ose klasik
Sistemi juaj mund të ketë një “firewall personal”, që dihet se shkakton probleme (veçanërisht në Windows). Çaktivizoni firewall-in personal për Delta Chat-in në të dy anët dhe riprovoni
Garantoni se ka depozitë të mjaftueshme te pajisja vendmbërritje
Nëse shpërngulja nisni, siguroni që pajisja mbetet aktive dhe nuk bie në gjumë. Mos mbyllni Delta Chat-in. (po punojmë fort për ta bërë aplikacionin të funksionojë në prapaskenë, por sistemet priren t’i asgjësojnë aplikacionet, për fat të keq)
A është bërë tashmë hyrja te llogaria Delta Chat në pajisjen vendmbërritje? Mund të përdorni llogari të shumta për pajisje, thjesht shtoni llogari tjetër
Nëse keni ende probleme, ose s’mundeni të skanoni një kod QR provoni shpërnguljen dorazi të përshkruar më poshtë
Kjo metodë rekomandohet vetëm nëse “Shtoni Pajisje të Dytë” si përshkruhet më sipër s’funksionon.
Dërgimi vetes i një kopjeje të mesazheve tuaj siguron marrjen e mesazheve tuaj në krejt pajisjet. Nëse keni disa pajisje dhe nuk i mbani ndezur, shihni vetëm mesazhet prej të tjerëve, dhe mesazhet që dërgoni prej pajisjes që keni hapur në atë çast.
Kopja dërgohet te Të marrët, dhe mandej kalohet te dosja DeltaChat; nuk vendoset te dosja “Të dërguar”. Delta Chat-i nuk ngarkon kurrë ndonjë gjë te dosja Të dërguar, ngaqë kjo do të thoshte ngarkim dy herë të një mesazhi (një herë përmes SMTP-s, dhe një herë përmes IMAP-it në dosjen Të dërguar).
Parazgjedhja për rregullimin dërgoja-vetes është “jo”.
Arsyeja e vetme pse dikush mund të dojë të vëzhgojë dosjen Të marrë është kur përdoret tjetër program email-sh (bie fjala, Thunderbird-i) në krah të aplikacionit tuaj Delta Chat, dhe doni që MUA juaj të marrë pjesë në biseda.
Sidoqoftë, rekomandojmë të përdoret Klienti Desktop i Delta Chat-it; mund ta shkarkoni që nga get.delta.chat. Mundësia për vëzhgim të dosjes “Të dërguar” mund të hiqet në të ardhmen. Qe prurë në kohët kur s’kish klient Desktop Delta Chat për krejt platformat.
Disa e përdorin Delta Chat-in si një klient të rregullt email, dhe duan ta përdorin dosjen Të marrë për email-in e tyre, në vend se dosjen DeltaChat. Nëse çaktivizoni “Vëzhgo dosjen DeltaChat”, duhet të çaktivizoni edhe “kalo mesazhe bisedash te DeltaChat”. Përndryshe, fshirja e mesazheve në instalime me shumë pajisje mund të mos punojë si duhet.
Në Delta Chat, mund të ndani me të tjerë “aplikacione private”, bashkëngjitje
me një zgjatim .xdc
kartele. Ato bëjnë gjëra shumë të ndryshme dhe e bëjnë
Delta Chat-in një shkëmbyes mesazhesh vërtet të zgjerueshëm. Termi teknik
është webxdc.
I presim me shumë interes përshtypjet për këto veçori - doni të ndani me të tjerë idetë tuaja? Merrni pjesë te Forumi që të jepni ndihmeste. (Ju pëlqejnë eksperimentet? Regjistrohuni përmes “Regjistrohuni -> me Delta Chat”!)
https://meet.jit.si/$ROOM
. Ndryshorja $ROOM
do të jetë një
vlerë kuturu; në këtë mënyrë, do të keni një dhomë të re kuturu Jitsi, sa herë
që thirrni dikë.Një grup i verifikuar është një bisedë që garanton parrezikshmëri ndaj
një sulmuesi aktiv. Krejt Mesazhet në një bisedë të verifikuar janë
të fshehtëzuara skaj më skaj, dhe anëtarët mund marrin pjesë duke
skanuar një “kod QR ftese”. Kështu, krejt anëtarët janë të lidhur njëri
me tjetrin përmes një zinxhiri ftesash, çka garanton vazhdueshmëri
kriptografike kundër sulmesh aktive rrjeti apo furnizuesi shërbimesh.
Për R&D pas kësaj veçorie, shihni countermitm.readthedocs.io.
Deri më tetor 2022, “grupet e verifikuar” mbeten një veçori eksperimentale. Përmirësohet vazhdimisht dhe janë ndrequr mjaft të meta, që nga sjellja për herë të parë më 2018-n. Megjithatë, mbeten raste, veçanërisht për grupe të mëdhenj kur mund të ndodhin paqëndrueshmëri, apo mesazhet të bëhen të palexueshëm.
Kjo është një veçori eksperimentale për disa vetë që eksperimentojnë me rregulla më anë të shërbyesit. Jo të gjithë furnizuesit e shërbimeve e mbulojnë këtë, por me disa mund të kaloni krejt mesazhet me një krye “Chat-Version” te dosja DeltaChat. Zakonisht kjo do të bëhej nga aplikacioni Delta Chat.
Aktivizimi i “Sill Vetëm nga dosja DeltaChat” ka kuptim nëse i keni të dyja:
Në këtë rast, Delta Chat-i s’ka nevojë të shohë Të marrët dhe mjafton të vëzhgojë vetëm dosjen DeltaChat.
Që të mësoni më tepër rreth hollësish pas kësaj, lexoni postimin tonë në blog për të.
Projekti Delta Chat ka pasur katër auditime të pavarur sigurie gjatë viteve të fundit:
Më 2019-n, Include Security analizoi libraritë PGP dhe RSA të Delta Chat-it. S’gjeti probleme kritike, por dy çështje me rëndësi të lartë që i ndreqim në vazhdim. Nxori gjithashtu një çështje të rëndësisë mesatare dhe disa çështje me më pak rëndësi, por s’kishte ndonjë rrugë për t’i shfrytëzuar këto cenueshmëri në sendërtimin e Delta Chat-it. Pavarësisht, disa nga këto i ndreqëm që kur përfundoi auditimi. Mund të lexoni raportin e plotë këtu.
Më 2020-n, Include Security analizoi bazën në Rust të Delta Chat-it, si dhe bibliotekat IMAP, SMTP dhe TLS. S’gjeti ndonjë problem kritik apo të rëndësisë së madhe. Raporti ngriti pak dobësi të rëndësisë mesatare - ato në vetvete s’përbëjnë kërcënim për përdoruesit e Delta Chat-it ngaqë varen në mjedisin në të cilin përdoret Delta Chat-i. Për arsye përputhjeje dhe përdorimi, s’mund t’i shmangim krejt ato dhe vendosëm të ofrojmë rekomandime sigurie për përdoruesit e kërcënuar. Mund të lexoni raportin e plotë këtu.
Në fillim të 2023-it, Cure53 analizoi qoftë fshehtëzimin e transporteve për lidhje rrjeti të Delta Chat-it, qoftë një formësim të riprodhueshëm shërbyesi poste si të rekomanduarin në këtë sajt. Mund të lexoni më tepër rreth auditimit në blogun tonë, ose të lexoni raportin e plotë këtu.
Në fillim të 2023-shit, ndreqëm probleme sigurie dhe privatësie me veçorinë “aplikacione web dhënë në një fjalosje”, të lidhura me dështime në izolimin e tyre, veçanërisht nën Chromium. Në vazhdim kaluam një auditim të pavarur sigurie prej Cure53 dhe krejt problemet e gjetura u ndreqën në seritë 1.36 të hedhura në qarkullim në prill të 2023-shit. Shihni këtu, për shpjegim të plotë të sfondit për sigurinë lidhur me E2E në web.
Delta Chat nuk përfiton ndonjë financim të llojit Venture Capital dhe s’ka borxhe, as gjendet nën trysni për të prodhuar fitime të mëdha, apo për të shitur përdoruesit, shokët dhe familjen e tyre reklamuesve (apo më keq). Në vend të kësaj, përdorim burime financimi publik, deri sot me origjinë nga BE dhe ShBA, si ndihmë të përpjekjeve tona për lulëzimin e një ekosistemi të decentralizuar dhe të larmishëm shkëmbimi mesazhesh bazuar në zhvillime bashkësie të Lirë dhe Me Burim të Hapët.
Konkretisht, zhvillimet e Delta Chat-it deri sot janë financuar nga këto burime:
Projekti NEXTLEAP i BE-së financoi kërkimin për dhe sendërtimin e grupeve të verifikuara dhe protokolleve të ujdisjes së kontakteve më 2017-n dhe 2018-n dhe ndihmoi gjithashtu të integrohet Fshehtëzim Skaj-më-Skaj përmes Autocrypt.
Open Technology Fund na dha grantin e parë për 2018/2019 (~200 mijë dollarë) me të cilin përmirësuam ndjeshëm aplikacionin për Android dhe hodhëm në qarkullim një version të parë beta aplikacioni për Desktop, si dhe i afroi më tepër zhvillimet tona për veçori me kërkime UX në kontekste të drejtash të njeriut, shihni raportin tonë përfundimtar “Needfinding and UX”. Granti i dytë për 2019/2020 (~$300K) na ndihmoi të hedhim në qarkullim versione Delta/iOS, për të shndërruar bibliotekën tonë bazë në Rust, si dhe për të sjellë veçori të reja për krejt platformat.
Fondacioni NLnet dhuroi 46K euro gjatë 2019/2020 për plotësimin e Rust/Python bindings dhe për t’i dhënë udhë një ekosistemi Chat-bot.
Më 2021-n morëm financime të mëtejshme nga BE për dy propozime që shtrihen në “Internetin e Brezit Tjetër”, konkretisht për EPPD - e-mail provider portability directory (~97K euro) dhe AEAP - email address porting (~90K euro) që sollën mbulim më të mirë për përdorues me shumë llogari, përmirësim të gjërave për kontakte me kod QR dhe grupe, si dhe mjaft përmirësime në punën në rrjet për krejt platformat.
Nga fundi i 2021-shit e deri në mars të 2023-shit kemi marrë financim Internet Freedom (500K dollarë amerikanë) nga Zyra e Demokracisë, ShBA, Human Rights and Labor (DRL). Ky financim shërbeu si bazë për synimet tona afatgjata për ta bërë Delta Chat-in më të përdorshëm dhe të përputhshëm me një gamë të gjerë shërbyesish email anembanë botës dhe më të qëndrueshëm dhe më të siguruar në vende të prekura shpesh nga censurim dhe fikje të internetit.
Në fillim të 2023-shit u pranuam për programin Next Generation Internet (NGI) Entrust, me propozimet tona “Private Decentralized Apps”. Sasia e saktë është për t’u vendosur (rreth 100K euro). Ky financim mbështet zhvillime të mëtejshme të webxdc-së, “aplikacione të dhënë në një fjalosje”.
Ndonjëherë marrim dhurime unike nga individë privatë. Për shembull, më 2021-shin një individ bujar na dërgoi një dërgesë bankare prej 4K eurosh me subjektin “vazhdoni zhvillimin e mbarë!”. 💜 Këto para i përdorim për të zhvilluar takime, ose mbuluar shpenzime ad-hoc që s’mund të parashikohen kollaj, ose të rimbursohen nga grante financimesh publike. Marrja e më shumë dhurimeve na ndihmon gjithashtu të bëhemi më të pavarur dhe të jetëgjatë, si bashkësi kontribuesish.
E fundit, por aspak për nga rëndësia, disa ekspertë dhe entuziastë kanë dhënë dhe japin ndihmesë pro-bono në zhvillimin e Delta Chat-it pa përfituar para, ose vetëm shuma të vogla. Pa ta, Delta Chat-i s’do të ish atje ku është sot, madje as afër asaj.
Financimi monetar i përmendur më sipër është kryesisht i organizuar nga GmbH në Frajburg (Gjermani) dhe u shpërndahet më tepër se një duzine kontribuesish nga e gjithë bota.
Për mundësi kontributesh monetare ose lloji tjetër, ju lutemi, shihni kanale kontributi te Delta Chat.